Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj. Kësaj radhe, bëhet fjalë për yllin e popit, Ava Max, e cila u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.
Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter.
“Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.
Sjellim në vëmendje se këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u përball me një incident të tillë pak ditë më parë pasi u godit në fytyrë me celular në momentin që teksa performonte, bënte me duar shqiponjën. Artistja po performonte në turneun e saj Best F’n Night Of My Life kur 27-vjeçari i identifikuar si Nicolas Malvagna hodhi celularin në drejtim të saj.
Bebe Rexha ka marrë dëmtime në pjesën e jashtme të syrit, megjithatë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
Someone jumped on stage at the end of tonight’s show in Los Angeles.
This is a reminder that this behavior is unacceptable. Sending all our love to Ava and her crew. pic.twitter.com/Rs0IFSn2Xp
— Ava Max Source (@SourceAvaMax) June 21, 2023