Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka ndërprerë në mënyrë të papritur konferencën vjetore për shtyp.
Pas 3 orësh ku iu përgjigj mbi 40 pyetjeve kryeminstrja Meloni u “dorëzua”:
– Më falni, më duhet të shkoj në banjë. Nuk di si t’ia bëj? Ju betohem që do doja vërtet që t’i bënit dhe tre pyetjet e tjera. A mundem? Çfarë duhet të bëj? Më falni
Pas kësaj Meloni largohet drejt tualetit me shpejtësi e shoqëruar nga truproja.Disa minuta më vonë ajo është rikthyer sërish në sallën e grupeve parlamentare të Dhomës së Deputetëve për t’iu përgjigjur tre pyetjeve të fundit të gazetarëve.