Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se Partia Demokratike rrezikon të kthehet në një “parti islamike”, nëse në krye të saj qëndron Basha.
Në fakt, Ndoka ka shpërndarë komentin e gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili thotë se PD do të ketë vetëm disa katolikë “për dekor” por do të dominohet nga “muslimanë praktikantë”.
Duket se kreu i Demokristianëve shqiptarë, Ndoka pajtohet me këtë koment.
Shkrimi i plotë:
PD-ja me Bashën do të shndërrohet gjithmonë e më tepër në parti islamike
Mbështetësit e Lulzim Bashës na thonë se nëse rri apo jo ai në krye të PD-së kjo gjë është një çështje e brendshme e kësaj partie dhe të tjerët jashtë partisë, u pëlqen ose jo, nuk kanë lidhje me këtë gjë. Kështu do të ishte normalisht, nëse PD-ja nuk do të paraqiste një tjetër rrezik. Basha duke ndjerë rrjedhje të mbështetësve brenda partisë, por kërkon gjithmonë e më tepër mbështetjen e muslimanëve praktikues të cilët tash e tutje do të përbëjnë bazën e fuqisë së tij politike. Në PD gjithmonë ka pasur një rrymë të fuqishme islamike por tani e tutje kjo do të bëhet mbisunduese. Kuptohet që do të ketë disa të krishterë, katolikë dhe më pak ortodoksë, si Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Sorina Koti, sa për dekor politik. Por partinë do ta dominojnë muslimanët praktikues. Nuk e kam fjalën për njerëzit që janë muslimanë për nga prejardhja familjare në kuptimin që paraardhësit e tyre kanë qenë kthyer dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, s ka ndodhur me të gjithë shqiptarët, dhe që në shumicën e tyre nuk janë praktikues islamikë. Fjalën e kam pikërisht për praktikuesit islamikë. Kjo gjë e shndërron PD-në në forcë të Islamit politik që përbën rrezik për rendin kushtetues dhe shtetin laik në vendin tonë. Ndër 59 kandiatatët fitues të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, ka 32 muslimanë praktikues, meshkuj dhe dhe femra.
Kjo gjë e bën PD-në mbështetje për një lëvizje politike islamike në Shqipëri në të ardhmen. Duhet pasur parasysh se edhe ndër deputetët fitues të PS ka muslimanë praktikues. Vetë Kryeministri Rama vesh shallvare si simbol të trashëgimisë osmano-anadollake.