Parlamenti voton nesër rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor i terrorizmit

Nesër në Parlament do të votohet rezoluta “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste.”

1 orë përpara seancës ditën e nesërme, në orën 9:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetareve për të bërë pjesë të punimeve rezolutën e cila po në të njëjtën ditë do të votohet.

Lajmi për rezolutën që shpall Republikën Islamike të Iranit “Shtet Sponsor i Terrorizmit” u njoftua më 13 mars 2026, kur deputetët e shumicës socialiste dorëzuan projekt‑rezolutën në Parlament për t’u shqyrtuar dhe votuar.

Ky draft dokument u paraqit zyrtarisht si iniciativë e Partisë Socialiste dhe synon që Iranin ta shpallë shtet që sponsorizon terrorizmin dhe përdor mjete terroriste, duke u bazuar në raporte ndërkombëtare dhe veprime që, sipas deputetëve, kanë dëmtuar sigurinë ndërkombëtare.

Të Fundit