Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të mërkure pamje mahnitëse nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit.
Në postimin e tij, ai thekson vlerat historike dhe trashëgiminë e pasur të këtij parku, duke e përshkruar si një vend ku “çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë dhe çdo valë mbart histori”.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.