Paris 2024, Shqipëria merr medaljen e dytë olimpike

Shqipëria ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Paris në sportin e mundjes.

Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë në peshën 65 kg.

Ai mposhti rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12.

Mundësi i Shqipërisë siguroi sot finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk arriti dot peshën.

Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë.

Të Fundit