Parcelat e drogës në Pukë, përjashtohen katër efektivë, mes tyre ish-shefi i komisariatit

Katër punonjës policie në Pukë janë përjashtuar nga detyra, pas zbulimit të disa parcelave me drogë në këtë zonë. Vendimi në fjalë është marrë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Mësohet se mes të përjashtuarve është dhe ish-shefi i komisariatit të Pukës, Fiqiri Dani. Po ashtu masë ndëshkimore është marrë dhe ndaj shefit të Stacionit Policor Fushë Arrëz, shtetasit me inicialet B.I., ndaj oficerit të Policisë, shtetasit me inicialet K.Th dhe inspektorit me inicialet N.M.

Vendimi është dhënë për mospërmbushje apo dështimin në përmbushjen e detyrave.

Të Fundit