Në mëngjesin e kësaj të enjteje është paraqitur në SPAK vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Sipas informacioneve ai është thirrur në kuadër të hetimeve ndaj vëllait dhe familjes së tij, banesat dhe bizneset kanë qenë objekt i kontrollit të SPAK. Arbër Veliaj pritet të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni dhe është paraqitur pa avokat.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Nga data 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.