“Paralajmërim për pezullim nga puna” drejtoresha e dhunoi, kolegët kthehen kundër mësueses viktimë!

Më 23 nëntor transmetuam një ngjarje të pazakontë në Dimal. Mësuese Edlira Spahiu tregoi, se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9 vjecare “5 Maji”, ku ajo punon.Edlira ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të vecanta. Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet, duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën. Edlira u ankua në Zyrën Arsimore, në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku. Rasti i kaloi prokurorisë.Pas këtij rasti absurdit është thelluar, pasi bashkë me pezullimin e drejtoreshës, është pezulluar edhe mësuesja denoncuese dhe viktimë e dhunës së saj.

Të Fundit