Në një reportazh të publikuar në tabloidin britanik “Daily Express”, redaktori Zak Garner Purkis tregon përshtypjet e tij, pasi ka takuar shumë njerëz në veri të Shqipërisë, aty ku thuajse çdo familje ka një djalë në Angli.
Ai rrëfen për jetën e luksit që bëjnë shqiptarët në Shqipëri kur kthehen nga Anglia, makinat e shtrenjta dhe sesa e zakonshme është për ta “shtëpia e barit”. Por mbi të gjitha, dëshirën e adoleshentëve për të braktisur shkollën dhe për të shkuar në Angli.
Teksa Mercedesi i errët me targa britanike kalon në rrugë, në timon shihet një djalë rreth të 20-tave. Ende pa vënë briskun e parë në fytyrë, ai përkulet mbrapa dhe nxjerr një cigare nga dritarja.