Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’ që konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.
Kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin.
Kryeministri Edi Rama, theksoi se falë reformave të ndërmarra, ekonomia shqiptare ka fituar premisa të reja zhvillimi. Ai nënvizoi rëndësinë e taksimit progresiv, duke theksuar se 93% e të punësuarve në sektorin publik dhe privat paguajnë më pak se 10% taksë mbi të ardhurat, një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të modelit fiskal.
Rama bëri të ditur se përmes kësaj politike, janë kursyer rreth 1.4 miliardë euro për familjet shqiptare në dekadën e fundit.
Në të njëjtën kohë, ai prezantoi planin për një “paqe fiskale”, me synimin për të rritur të ardhurat pa ushtruar presion mbi sipërmarrjen.
Rama: Unë e di shumë mirë sa shumë keni ecur dhe çfarë premisash të reja ka ekonomia falë jush. Ne jemi të vetëdijshëm që ka gjëra që nuk shkojnë, në aspektin e kuadrit fiskal nuk kemi ndryshime për të bërë, që në krye të herës e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë, sepse nëse do ta kishim mbajtur nuk do kishim sot 93% të atyre që janë rrogëtarë në shtet apo në privat që paguajnë më pak se 10%. Taksa 10% bënte që të gjithë të paguanin 10% dhe godiste më të vegjlit, ne e kthyem në progresive që të vegjëlit të mos paguajnë si të mëdhenjtë dhe çdo vit i kemi kursyer më të vegjëlve 140 mln euro. Në 10 vjet bëjeni llogarinë vetë sa shkojnë. Një shumë jo e vogël për shtetin shqiptar. 1.4 mld janë shumë dhe ia kemi lënë arkës së familjeve.
Tatim fitimin për kompanitë e kemi vendosur 15% dhe nuk e lëzivim, as nuk do ta rrisim as nuk do ta prekim. Në aspektin e administrimit e dimë që kemi të meta, ashtu sikundër e dimë që kemi një hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Nga ana tjetër ne nuk duam të synojmë rritjen e mëtejshme të të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen dhe duke bërë më shumë dëm se sa mirë.
Kemi hartuar një plan “paqeje fiskale”, për të cilin ministrja e Sipërmarrjes, që ka detyrën të nxisë qeverinë, të na nxisë ne që të jemi më pro biznes dhe nga ana tjetër t’i japë sipërmarrjes më shumë dëgjim dhe mirëkuptim…këtë detyrë ka.
Plani i “Paqes Fiskale” ka tre komponentë kryesorë