Paqja fiskale, Rama: Falen detyrimet tatimore të sipërmarrjeve para 2015

Kryeministri Edi Rama tha se projekt-buxheti i vitit 2026 do të hapë një kapitull të ri besimi e bashkëpunimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore, përmes paqes fiskale.

Rama shpjegoi se kjo do të nënkuptojë falje për të gjitha sipërmarrjeve me detyrime të prapambetura, gjë që do të arrihet përmes disa hapave.

“Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tani më një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Do të mbyllim çështjet e vjetra për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim.

Procesi do të realizohet në dy forma, së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. A. Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. B. fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. C. Fshirje 25% të detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 nëse shuma paguhen me këste brenda 1 viti së bashku me fshirje të gjobave dhe interesave. D. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë, tatimi tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë”, tha Rama.

Të Fundit