Papa Françesku, i cili thotë se shpesh lutet që “Zoti t’i japë atij një sens humori”, do të takohet më 14 qershor me humoristë nga e gjithë bota, përfshirë aktoren amerikane Whoopi Goldberg, njoftoi sot Vatikani.
Vatikani ka publikuar një listë të gjatë të aktorëve që priten të takojnë Papa Françeskun të premten, duke përfshirë komedianin britanik Stephen Merchant, regjisorin e serialit komedi televiziv “The Office”, prezantuesin amerikan të talk show Conan O’Brien dhe komedianin italian Lin Banfi.
Më vonë në të njëjtën ditë, Papa është planifikuar të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të G7 në rajonin italian të Pulias, kujton Reuters.