Papa Leo XIV: Lufta është rikthyer në modë, e kërkojmë paqen përmes armëve

“Lufta është rikthyer në modë dhe po përhapet një zell luftarak”, deklaroi Papa Leo XIV në përshëndetjet e tij drejtuar trupit diplomatik, duke e konsideruar dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar veçanërisht shqetësues.

Sipas tij, një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate.

“Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili ua ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur. Ne nuk e kërkojmë më paqen si dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete, por e kërkojmë atë përmes armëve, si kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, tha Papa gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë

Qytetarët palestinezë “kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre” në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, tha Papa, duke kujtuar qëndrimin e Selisë së Shenjtë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.

“Fatkeqësisht, po shohim një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor kundër popullsisë civile palestineze, e cila ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e saj”, theksoi Papa gjatë fjalimit të tij në Vatikan.

Të Fundit