Papa i ri është Kardinali Robert Prevost nga SHBA

Kardinali Robert Prevost i SHBA-së është zgjedhur si pasardhës i Papa Françeskut, Prevost është papa i parë amerikan në histori. Ai ka zgjedhur si emër papnor emrin Leoni i XIV.

Një udhëheqës me përvojë globale, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Pritet që ai të vazhdojë të mbështetet në reformat e Papa Françeskut.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Në një intervistë për Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jesh.”

Të Fundit