Papa Françesku pret Baba Mondin në Vatikan, bekon krijimin e Shtetit Bektashi

Papa Françesku priti këtë të enjte në selinë e shenjtë në Vatikan, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin.

Takimi zhvillohet në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Papa Françesku ka uruar dhe ka krijimin e shtetit të ri Sovran Bektashi, ndërsa e ka cilësuar atë një nismë të bukur

Mësohet se Papa Françesku së bashku me Baba Mondin, kanë firmosur bashkërisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili deklaroi në shtator të vitit të shkuar gjatë një interviste për New York Times se do të ndërtojë një shtet për bektashinjtë. Sipas tij, qëllimi është promovimi i një version më tolerant të Islamit.

Të Fundit