Papa Françesku, iu drejtua përfaqësuesve diplomatikë të Selisë së Shenjtë, në një fjalim dramatik duke folur për luftën në Ukrainë.
“Europa dhe e gjithë bota po vuajnë nga një luftë e rëndë, si për shkak të shkeljes së ligjit ndërkombëtar, ashtu edhe për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit të një lufte bërthamore dhe pasojave të rënda ekonomike dhe sociale”, theksoi Papa.
“Kjo është Lufta e Tretë Botërore në faza të ndryshme, për të cilën ju jeni dëshmitarë të drejtpërdrejtë,” u tha Papa përfaqësuesve të tij diplomatikë.