Panik në Londër, një person me hanxhar sulmon kalimtarët

Të paktën 4 persona janë plagosur rëndë në Londër pasi një 36 vjeçar i armatosur me hanxhar nisi të sulmonte kalimtarët në një stacion metroje në zonën e Hainault, në lindje të kryeqytetit.

Autori u neutralizua menjëherë nga policia pasi mori njoftimin, teksa mes të lënduarve janë dhe dy efektivë.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe deklarojnë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin dhe kanë ulur gjendjen e alarmit.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë kërcënim të vazhdueshëm ndaj komunitetit.

Ne nuk po kërkojmë asnjë të dyshuar tjetër,” tha komandanti i policisë Ade Adelekan.

Të Fundit