Bashkimi Europian ka dhënë rreth 90 milionë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë komisionari për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Në një postim të bërë në rrjetin social “Twitter”, Varhely shkruan se kjo ndihmë është pjesë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19.
“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë euro programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19”, shkruan komisioneri Varhelyi.