Një vajzë lindi në det në një gomone emigrantësh që po udhëtonte për në Spanjë nga Afrika, sipas shërbimit spanjoll të shpëtimit detar.
Punonjësit e shpëtimit nga Ishujt Kanarie të Spanjës hasën gomonen me 60 persona, duke përfshirë 14 gra dhe katër fëmijë në brigjet e ishullit Lanzarote.
Duke e përshkruar atë si një përvojë “të bukur” dhe “shumë emocionale”, Domingo Trujillo, kapiteni i anijes së shpëtimit, i tha televizionit spanjoll RTVE se nuk ishte hera e tij i parë që gjente një foshnjë të sapo lindur në një varkë emigrantësh. Në vitin 2020, ai ndihmoi në lindjen e një fëmije në një udhëtim të ngjashëm.
Ishujt Kanarie janë një arkipelag spanjoll prej shtatë ishujsh në brigjet e Afrikës veriperëndimore që përjetuan një rritje prej 17% të migrimit ilegal në vitin 2024, sipas Ministrisë së Brendshme. Emigrantët vijnë kryesisht nga Mali, Senegali dhe Maroku, sipas Frontex, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian.
Kjo rrugë migrimi është më e rrezikshmja në botë sipas Caminando Fronteras, një mbrojtës i të drejtave të migrimit.