Një video tragjike nga Brazili është publikuar nga media amerikane New York Post.
Nga pamjet shihet një burrë i armatosur i cili hap zjarr ndaj disa personave të cilët ndodheshin në ambientete e një bilardoje.
Media amerikane shkruan se gjithçka nisi kur dy autorët e sulmit humbën një lojë në bilardo dhe të pranishmit nisën të qeshnin.
– Advertisement –
Njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë ndaj personave që po pinin kafe në lokal.
Si pasojë e të shtënave, humbën jetën 7 persona, mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sinop City, në shtetin e Mato Grosso, të martën.
Sipas policisë vendase, njëri prej autorëve kishte luajtur një lojë bilardo me një prej viktimave dhe kishte humbur rreth 4,000 reai, rreth 640 £.
Ai u kthye me shkokun e tij, por humbi përsëri. Poshtërimi dhe refuzimi për të paguar bëri që autorët të masakrojë pothuajse të gjithë të pranishmit.
Bëhet me dije se autoritetet braziliane janë vënë në kërkim të dy personave që shkaktuan tragjedinë.