Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, 3 dhjetor 2025, me pamje fantastike nga Lura, e mbuluar me dëborë.
Rama shprehet se pamja duket përrallore.
“Mirëmëngjes. Me këtë pamje përrallore nga Lura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se temperaturat kanë pësuar rënie në ditët e fundit, duke bërë që në zonat malore të vendit të bien reshje dëbore.



