Pamje mahnitëse! Flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës

Laguna e Nartës në Vlorë është pushtuar nga flamingot.

Këto specie janë tepër të veçanta dhe janë të shumta në numër përgjatë kësaj periudhe.

Prezenca e tyre në Lagunën e Nartës është përgjatë gjithë vitit, por numri i tyre për shkak të kushteve atmosferike dhe ushqimit rritet ndjeshëm në dimër.

Kjo e shtunë në Lagunën e Nartës ka bërë që aty të gjenden me qindra specie të tilla duke dhuruar një spektakël më vete.

Specie këto të cilat i kanë shtuar më tepër bukurinë një tjetër atraksioni turistik të Vlorës manastirit të Zvërnecit.

Në këtë lagunë krahas flamingove nuk mungojnë as specie të tjera të vecanta si Pelikani Kacurrel apo dhe Çafkat.

Të Fundit