Pak pas të bijës, nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK

Pas të bijës e cila u paraqit sot në SPAK, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka shkuar këtë të hënë edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

E ëma e Kryemadhit nuk është prononcuar për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ajo është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se më 17 dhjetor të vitit të kaluar Apeli i GJKKO-së prishi pjesërisht vendimin e GJKKO duke hequr sekuestron e vilës së nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

Sakaq, Apeli i GJKKO la nën sekuestro vila e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.

Të Fundit