Udhëtuam drejt Peshkopisë, pasi në redaksinë tonë erdhi një denoncim për 2 shoferë ambulance, që figurojnë në bordero e paguhen, por nuk paraqiten në punë. Bëhet fjalë për shtetasit Ervin Veseli dhe Andi Lika, që nuk janë as në grafikun e shpërndarjes së punës. Ne kërkuam informacion nga drejtoresha Irini Shehu, por na bllokoi me rojet private.Pyetëm për dy punonjësit Veseli e Lika, por na thanë, që nuk punojnë aty. Në komunikim me shefin e personelit të spitalit Armand Kaloshi, ky i fundit tha, se dy personat janë shoferë ambulance, por njëri është me leje e tjetri në punë.Për Ervin Veselin na sollën leje për periudhën 1-14 dhjetor, ndërsa për Andin, që ka lëvizur për punë të institucionit, më shumë si shofer i drejtoreshës.Në fakt, sipas verifikimeve tona, Ervin Veseli në 4 dhjetor ka dalë jashtë kufirit, një dukuri kjo e përsëritur, edhe pse atij i vijon pagesa.Si përfundim, në grafikun e punës janë 12 vetë, ndërsa në bordero paguhen 15 të tillë si shoferë ambulance.
- +355 67 220 8888
- [email protected]