Në redaksinë tonë është ankuar një 30 vjecare, e cila thotë, se është dhunuar nga Administratorja e “Gania’s Centër”, një qendër dobësimi në Tiranë. Fillimisht denoncuesja bashkë me shoqen e saj, përfituan paketën në ofertë prej 600 mijë lekësh të vjetra. Kur nisën trajtimet, pronarja e qendrës, Ganimete Kadëna i fliste ashpër.Për shkak të disa pakënaqësive, zonja thtoë, se kur fillonte seancën e dobësimit, pajisjet nuk viheshin plotësisht në punë e në vend që të bënte 60 minuta trajtim, përfundonte me 30 minuta. Kjo situatë përfundoi me debat dhe pronarja e qendrës, e godet me shpulla.Në këto kushte u njoftua policia dhe administratorja Ganimete Kadëna pranoi, që situata kishte degraduar në dhunë fizike.Gjërat u mbyllën aty dhe denoncuesja kërkoi mbrapsht pjesën e parave për seancat e pashfrytëzuara. Por pasi la një përshtypje negative në faqe, pronarja e qendrës i tha, se nuk i kishin mjaftuar shpullat.Bashkë me gruan e dhunuar, gazetarja e “Stop” shkon në komisariatin 4, ku zonja bën denoncimin. Shefi i krimeve Riki Pepa dëgjoi palët dhe sekuestroi pamjet filmike, si prova, që do t’i kalojnë prokurorisë.
