Një qytetar i drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se është diagnostikuar jashtë Shqipërisë me distrofi muskulare tipi i dytë. Ai thotë, se ka patur një eksperiencë negative me klinikën private “Noah klinik” ku pagoi 100 mijë lekë të vjetra për shërbimin e një aparature biorezonacë, që premtonte diagnostikim të të gjitha sëmundjeve në trup, por që rezultoi një mashtrim.Sipas qytetarit, mjeku Kastriot Mëlyshi me pajisjen e tij, mundi t’i gjente vetëm horoskopin,por jo problemet shëndetsore.Për të kuptuar, se cfarë është distrofia muskulore, në pyetëm neurologun Altin Kuqo, i cili na shpjegoi, se kjo sëmundje ka prejardhje gjenetike dhe prek muskujt e të gjithe trupit, duke ndikuar në lëvizje dhe kontraktim. Si efekte të tjera ka prekjen e shikimit, diabetin etj. Ndërsa diagnoza përcaktohet me klinikë dhe jo me aparaturë.Ne provuam, sesi funskionon kjo klinikë dhe kjo aparaturë, dhe sërish e njejta eksperiencë si e qytetarit denoncues.Në murin e klinikës është varur licensa e lëshuar në 27 janar 2023 në emër të Erjon Muka, që ofron shërbime mjeksore parësore, spitalore dhe stomatologjike. Nga ana tjetër aparatin e bio rezonancës e përdor doktor Kastriot Mëlyshi i licensuar si mjek kardiolog. Nga Agjensia Kombtare e Barnave dhe pajisjeve mjeksore na thuhet, që “Noah klinik” nuk ka certifikatë regjistrimi për bio rezonancë, gjë që e rëndon situatën, psi nuk ka as leje të vecantë nga komisioni i mbrojtjes së rrezatimeve në Ministrinë e Brendshme.
- +355 67 220 8888
- [email protected]