Pagoi lekët e ngeli pa maskerina, Stop nxjerr mashtruesin dhe paratë i kthehen brenda ditës!

Në 22 dhjetor transmetuam problemin e zotit Marjus Muçllari, një shqiptar, që jeton në Francë. Ai tregoi, se ishte mashtruar nga laboranti dentar Emiljano Byreku, lidhur me porosinë e maskerinave për drejtimin e dhëmbëve. Marjusi u prezantua me laborantin përmes një miku dhe, në muajin mars, pagoi 450 euro, pasi Emiljano i premtoi, t’i bënte maskerinat brenda një periudhe të shkurtër. Por, pas 9 muajsh pritjeje, Marjusi nuk mori as maskerinat, as shpjegim. Për më tepër, kur kërkoi paratë mbrapsht, laboranti e gënjeu disa herë, pa ia kthyer ato.E infiltruara jonë kontaktoi Emiljanon, duke u paraqitur si kliente potenciale. Ai i ofroi një çmim 1500–1600 euro për një palë maskerina. Nga ana tjetër, nën presion, ai i dërgoi Marjusit një mesazh, duke premtuar, se do t’i kthente lekët.Në komunikimin me gazetaren tonë, Emiljano pretendoi, se maskerinat i kishte bërë, por Marjusi nuk kishte vajtur, për t’i marrë. Megjithatë, provat e bisedave tregojnë, se Marjusi ka kërkuar si produktet, ashtu edhe kthimin e pagesës. Laboranti u zotua, se do t’i kthente paratë për pak ditë, por më pas u zhduk.Pas transmetimit në emisionin “Stop”, Marjusi na kontaktoi, duke na thënë, se të nesërmen iu kthyen paratë e tij.

Të Fundit