Jemi në Vlorë në Rrugën transballkanike, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi një apartament te firma “Binaj 2003”, duke e likujduar plotësisht. Sot, pas kaq vitesh, pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra, nëse zonja kërkon ta mbajë.Në të kundërt, Gentjan Binaj, i thotë, që t’i kthejë aq para sa ka paguar Katrina.Ne komunikuam me administratorin e firmës, i cili pretendon, se janë rritur cmimet e nuk mund ta ndërtojë pallatin me këto lloj pagesash.Ai thotë, se as që pyet për kontratë e noter, pasi është vetë Zot i punës së vet.Drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Zambak Selmani, thotë, se për pallatin në fjalë, nuk ka asnjë kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit. Noteri Ardian Stamo shpjegon, se pala ndërtuese, nuk është në kushtet, që mund të ndryshojë cmimin. Nga ana tjetër avokati Arben Llangozi, shprehet, që ndërtuesi është në kushtet e veprës penale të vjedhjes përmes mashtrimit.
