Padrejtësi në Durrës: Pensionisti i vetmuar detyrohet të paguajë 23 mijë Lekë!

Jemi në Durrës, pasi qytetari Dodë Prendi ka një problem. Ai është pensionist dhe i vetëm në certifikatën familjare, por sërish është taksuar nga bashkia për pastrim-gjelbërimin. Sipas një udhëzimi të qeverisë, kjo kategori pëjashtohet nga taksa e pastrim-gjelbërimit. Në faturën e ujit Dodës i janë ngarkuar këto pagesa për muajt tetor-nëntor 2024 me vlerë 23 mijë lekë.Në këto kushte Doda interesohet tek UKD, ku e përcjellin në bashki. Atje i premtojnë zgjidhje, por Dodës i faturohet sërish ky detyrim. Punonjësi i UKD, Marjus Manasterliu, thotë, se ujësjellësit i vjen lista e gatshme nga bashkia.Bashkë me Dodë Prendin shkojmë në bashkinë e Durrësit dhe takojmë drejtorin e zyrës së taksave dhe tarifave vendore, Roland Isaku. Ky i fundit tha, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, që do të zgjidhet dhe qytetarit do t’i kthehen paratë.

Të Fundit