Gjyqi për shpifje nga Korporata Energjetike Shqiptare, GJKKO shpall të pafajshëm, Gazment Bardhin.
Në GJKKO u zhvillua seanca mes kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe KESH, lidhur me pretendimin e kësaj të fundit se deputeti ka shpifur ndaj saj.
Prokuroria e Posaçme përmes përfaqësuesit të saj Sotir Kllapi, tha se funksioni që mban Bardhi si figurë qëndrore e opozitës, por edhe fakti që e ka denoncuar rastin personalisht në SPAK, dhe kjo e fundit e ka regjistruar procedimin penal, nuk përbën vepër penale.
Prokurori Sotir Kllapi: “Duke marrë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që është figurë qëndrore e PD, ne mendojmë se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka. Fakti që Bardhi i ka adresuar zyrtarisht pretendimet e tij në SPAK dhe kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, nuk do të thotë që janë konsumuar veprat penale “Shpifje “ dhe “Fyerje” vetëm sepse ka deklaruar publikisht diçka qe e ka kallëzuar edhe në SPAK. Kërkojmë që Gazment Bardhi të shpallet i pafajshëm. Nuk rezulton kryerja e veprave penale nga prej tij. Deklarata nuk është asgjë me shumë se sa leximi i kallëzimit që Gazmend Bardhi ka depozituar në SPAK”.
Avokatët e Gazmend Bardhit: Deputeti nuk mund të sillet as si prokuror apo hetues. Veprimet e Gazmend Bardhit kanë qenë të kujdesshme. Qëllimi i deklarimeve ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ka qenë garanci për opinionin publik. Në vlerësimin tonë, kjo garanci nuk është respektuar. Ne pamë që në seancën e 2 prillit 2025, pala akuzuese ishte e paaftë të tregonte se ku ishte shpifja dhe fyerja që ka bërë Gazmend Bardhi. Nuk e pamë këtë as ditën e sotme. Në vlerësimin tonë nuk ka as shpifje as fyerje. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës dhe deklarimin e pafajshëm të Gazmend Bardhit. Ndërsa për veprën penale të “Fyerjes” kërkojmë pushim sepse është e pabazuar”.
KESH e paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë.