Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e rajonit dhe 2-3 ditë më pak se mesatarja e qëndrimit të një qytetari të Bashkimit Europian. Mesatarisht në Malin e Zi një i sëmurë qëndron në spital 8 deri në 9 ditë, ndërsa në Serbi ditët mesatare të qëndrimit në spital përllogariten të jenë gati 10 ditë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publik dhe jopublik është 8.868 (3 shtretër për 1.000 banorë). Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,5 ditë në vit me një xhiro të shtratit 33,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2018 është 186,7 ditë, të cilat përbëjnë 51,1 % të ditëve kalendarike të këtij viti.
Në vitin 2018, të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë Q.S.U.T. Ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T.
Sa gjatë qëndrojnë të sëmurët në spital në BE?
Në Bashkimin Europian, koha mesatare e shtrimit në spital e të sëmurëve varionte nga 4.5 ditë në Holandë, 5.3 ditë në Bullgari dhe 5.5 ditë në Danimarkë, në 9.1ditë në Francë, 9.6 ditë në Çeki dhe 9.8 në Hungari. Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat janë regjistruar më shumë paciente femra, gjatësia mesatare e qëndrimit të pacientëve meshkuj ishte në përgjithësi më e gjatë në shtetet anëtare.