Pa ujë dhe ushqim! Turistët bllokohen në autobus për 17 orë, ishin nisur për të festuar Krishtlindjen në Vjenë

Të paktën 100 persona nga Selaniku,  të cilët po udhëtonin për festat e Krishtlindjeve, përjetuan vuajtje të mëdha. Ata mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga në  Vjenë.

Udhëtimi i tyre, i cili u kthye në kalvar, nisi mëngjesin e djeshëm me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e tyre.

Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena.

Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.

Më në fund, pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në rrugën e bllokuar dhe pastroi borën. Ekskursionistët mbërritën të rraskapitur në destinacionin e tyre.

 

Të Fundit