Policia ka arrestuar në Tiranë një 19-vjeçar pasi kishte përplasur një këmbësore me makinë.
Sipas burimeve, personi i aksidentuar nuk ka bërë një kallëzim tek autoritetet, por pas marrjes së ndihmës së parë është larguar.
Mbi 19-vjeçarin me iniciale K.K rëndon akuzë e dyfishtë pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Policia po heton këtë rast, deri në një vendim përfundimtar ndaj autorit.