Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop për një shqetësim, që ka të bëjë me pagesën e konviktit. Këtë vit u është thënë studentëve, se duhet të paguajnë konviktin për të paktën paradhënie, kur pagesa mujore është 5500 lekë në muaj.Nëpërmjet kamerës së fshehtë, u drejtuam tek administrata e konvikteve në “Qytetin Studenti”, ku një punonjëse e administratës thotë, se kushti është, që studentët të paguajnë për 6 muaj menjëherë, që të mund të regjistrohen në konvikt.Por në disa godina të tjera pagesa është mujore dhe nuk ka asnjë urdhër të ndryshëm.Këtë na e pohojnë edhe në zyrat e Administratës së Qytetit Studenti.
- +355 67 220 8888
- [email protected]