OSHEE aksion në Vlorë, në fokus abuzuesit dhe debitorët për energjinë elektrike

Mbrëmjen e djeshme disa grupe me punonjës dhe specialistë të OSHEE së Vlorë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lagjet e qytetit të Vlorës.

Aksioni i cili është drejtuar nga kreu i kësaj ndërmarrje Avjer Hoxhaj ka për synim ndërgjegjësimin e abonentëve dhe vendosjen para ligjit të çdo abuzuesi të energjisë elektrike, por dhe për debitorët.

Këto kontrolle kanë nisur në sezonin e dimrit pasi është periudha kur ka dhe më shumë abuzime. Aksioni ka nisur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe do të vijojë çdo ditë.

Ky është sensibilizim shprehet drejtuesi i OSHEE, dhe kontrollet do të jenë të shtuara gjatë sezonit dimëror dhe çdo abonent do të procedohet penalisht nqs do të ndërhyjë në matësa ose në rrjet.

Çdo abonent si në qytet ashtu dhe në zonat rurale por dhe në zonat bregdetare turistike do të jetë në filtrin e punonjësve te OSHEE-së.

Të Fundit