Mediat italiane kanë raportuar se Alfred Vefa i cili ekzekutoi gruan e tij mbrëmjen e të enjtes nëItali është gjetur i pajetë. Ai është vrarë me po të njëjtën armë zjarri që përdori për t’i marrë jetën 35-vjeçares Klodiana Vefa.
Sipas informacioneve çifti ishte i ndarë ligjërisht prej një viti. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të cilët tashmë kanë mbetur jetim. Shkak i këtij krimi të rëndë mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi –sh-bashkëshorti i Klodianës nuk arrinte ta pranonte ndarjen.
Ai madje edhe e ksihte kërcënuar duke i thënë: “Po të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”.
Gjithashtu mësohet se viktima e dinte prej disa vitesh që ai kishte një armë pa leje, por nuk kishte frikë.
“Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para disa vitesh ajo më në fund arriti të ndahej nga i shoqi, një burrë jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim. Ai kishte guxim”, tha një mikeshë e Klodiana Vefës për LaPresse.
“Ai i ushtronte dhunë të fortë psikologjike: ajo ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar, ajo gjithmonë përpiqej ta zgjidhte vetë. Zgjati shumë”, thotë miku.
“Nuk e di pse e pranoi takimin e fundit. Këtë s’duhet ta bënte kurrë…”,-tha mikesha e Klodianës. “Dhe më pas ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri”.
Alfred Vefa u gjet i vdekur në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.