Organizuan vrasjen e Liridona Ademajt, gjykata lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të tjerët

Gjykata ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, autorët e dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademajt më 29.11.2023, ish bashkëshortin e saj Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.

DINAMIKA E NGJARJES/ SI NDODHI VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Plava deklaroi më herët para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete.

Të Fundit