Avokati Altin Goxhaj është proceduar në gjendje të lirë, në lidhje me një protestë të mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë.
Policia bën me dije se protesta u mbajt ndërsa për të nuk ishte marrë leje.
“U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.