Opozita kërkon shkarkimin e saj, Lindita Nikolla: Jam e zhgënjyer. Shpikët një kauzë artificiale!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka deklaruar se është e zhgënjyer nga kërkesa e opozitës për shkarkimin e saj, pasi sipas kryetares nuk është ajo që krijon konflikte.

Në fjalën e saj para votimit për shkarkim, Nikolla u shpreh se opozita ka shpikur një kauzë në kërkesën e saj duke e mbështetur në interpretime dhe jo fakte.

Në këtë kërkesë është emri por jo dëshira juaj, ju e mbështesni kërkesën në interpretime dhe jo fakte. E nisëm bashkëpunimin ju me grisje fletësh dhe unë paqe, mënyra e sjelljes time buron nga kultura ime, unë kështu do të vijoj pavarësish kësaj kërkese”, tha Nikolla.

Të Fundit