Operohet 4 herë dhe humb shikimin, fatkeqësitë njëra pas tjetrës të 39-vjeçarit

Në Porodinë të Korcës jeton familja Mekaj, ku Erjoni, 39 vjec, për shkak të një tumori në kokë, ka humbur shikimin. Luani, babai i tij, na tregon vështirësitë e jetesës dhe mosmarrjen e përgjigjes, nëse e ka përfituar statusin e verbërisë, që nga nëntori, kur doli në komisionin epror. Ne takuam administratorin shoqëror në njësinë Bulgarec, i cili na tregoi hapat, që ka ndërmarrë, por sipas tij, përgjigja mund të vonojë.Më pas u lidhëm me Shërbimin social shtetëror në Tiranë, ku na bënë me dije, se përgjigja është pozitive dhe Erjoni përfiton grupin e parë me shoqërues. Ne vumë në lëvizje drejtorinë rajonale të Korcës, për të cuar dosjen sa më shpejt në njësinë administrative.

Të Fundit