Një operacion i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet në disa shtete, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste.
Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar ”Shpirti” i shtrirë në disa shtete përfshirë Shqipërinë.
Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.
Miliona euro pasuri janë në proces konfiskimi teksa grupi i shënjestruar akuzohet për trafik droge, korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.
Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.
Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.
Operacioni italo-shqiptar ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve hetimore të operacioneve të mëhershme të kryera në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash