Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, të akuzuar se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.
“Jam e lumtur që shoh hetimet e SPAK-ut kundër korrupsionit”, është shprehur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim më tej shton se, “abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhësh qytetarët për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre”.
Këto veprime ajo i cilëson si “një krim”.