Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e antiterrorit, Igli Haxhia, i cili u ndalua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Sipas organit të akuzës, Haxhia dyshohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Ndërkohë, shtetasit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve, pasi janë arrestuar me qëllim ekstradimi. Për ta, masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Breshias në Itali.



