Operacioni i SPAK dhe policisë, reagon Çuçi: S’ka kompromis,t’i presim rrugën të keqes

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u goditën 8 grupe kriminale të rrezikshme dhe kanë rënë në pranga 18 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se “asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”.

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar.

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”,-shkruan Çuçi.

Të Fundit