Një mjek ka treguar për rritjen e rasteve të kancerit tek të rinjtë dhe ka zbuluar se “çdo pacient i ri” që shkon në klinikën e tij është nën 45 vjeç.
Onkologu i “Universitetit Duke” në Karolinën e Veriut, Dr Nicholas DeVito thotë se bazuar në atë që ai sheh çdo ditë, duke folur me pacientët në terren dhe duke analizuar të dhënat, ai fajëson kequshqyerjen për përhapjen e kancerit tek të rinjtë.
Afërsisht 75 për qind e ushqimit të konsumuar në SHBA konsiderohet ultra i përpunuar dhe është i mbushur me aditivë dhe përbërës potencialisht të dëmshëm.
Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis ushqyerjes me ushqime ultra të përpunuara (UPF) dhe më shumë se 30 sëmundjeve.
Dr DeVito u ka bërë thirrje zyrtarëve në të gjithë industritë dhe partive politike që të bëjnë më shumë për të mbrojtur amerikanët nga produktet e dëmshme.
Mjeku shkroi për STAT Neës: “Dëshira për të mbrojtur amerikanët nga substancat që shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera duhet të kapërcejë përkatësinë partiake”.
“Kjo u bë e mundur me duhanin dhe është e mundur edhe me ushqimin”, thotë ai.
Ai shtoi: “Amërikanët duhet të zgjedhin që t’i japin përparësi shëndetit të tyre duke ngrënë shëndetëshëm dhe jo fitimit të korporatave dhe, ndonjëherë, edhe komoditetit të tyre.”
Studimet e hershme kanë treguar se ushqimet ultra të procesuar që kanë kaluar nëpër disa raunde përpunimi dhe u janë shtuar përbërës artificialë – mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve, që është grumbullimi i baktereve të shëndetshme në trupin tonë.
Ushqimet gjithashtu irritojnë muret e zorrëve dhe shkaktojnë inflamacion kronik.
Të gjitha këto gjëra besohet se rrisin rrezikun e kancerit.
Midis 1990 dhe 2019, rastet e kancerit tek të rinjtë në të gjithë globin u rritën me 79 për qind dhe vdekjet u rritën me 28 për qind.
Shtetet e Bashkuara kanë shkallën e gjashtë më të lartë të kancereve të hershëm (tek njerëzit nën 50 vjeç)- me 87 raste për 100,000 njerëz më të rinj se 50 vjeç.
Studimet parashikojnë se diagnozat e hershme të kancerit do të rriten me 31 për qind dhe vdekjet do të rriten me 21 për qind deri në vitin 2030.
Por 40 për qind e kancereve në SHBA shkaktohen nga faktorë rreziku që mund të ndryshohen, sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Kancerit – dhe kanceret mund të shmangen nëse stilet e jetesës përmirësohen.
Këta faktorë përfshijnë përdorimin e alkoolit, pirjen e duhanit, pasivitetin dhe konsumin e ushqimeve ultra të përpunuar.
Ndërsa dihet prej kohësh se një dietë e pashëndetshme me yndyrna dhe sheqerna është e dëmshme për shëndetin, ekspertët po bëjnë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje etiketave të përbërësve – jo vetëm vlerave ushqyese.
Analizimi i tyre zbulon se shumica e ushqimeve “të shëndetshme” që hanë njerëzit janë të mbushura me përbërës artificialë, duke i klasifikuar ato si ushqime ultra të përpunuara.
Për t’i shmangur këto, një rregull i mirë është t’i përmbaheni produkteve me më pak se pesë përbërës dhe të shmangni artikujt me përbërës që janë të vështirë për t’u shqiptuar.