“Onkologjiku”, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, kalon në SPAK dosja e mjekëve

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë lidhur me hetimin e skandalit në spitalin Onkologjik. Dosja i ka kaluar Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ka qenë prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj i cili 4 ditë më parë, ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe dosjen ta transferojë në SPAK, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta u vunë nën hetim më 25 qershor lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Mësohet se ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

 

Të Fundit