Disa ish-oficerë të Marinës amerikane janë shprehur se jashtëtokësorët janë 1000 vite përpara nesh sa i përket teknologjisë.
Javën e kaluar, një video e Pentagonit, që mendohet se është e vitit 2019, tregoi një objekt të paidentifikuar që fluturon mbi San Diego (SHBA).
Duke komentuar këtë video për CNN, Sean Cahil, ish-shefi i armatimeve në Marinë, u shpreh: “Bëhet fjalë për Tic Tac-un. Nga ajo që shihet, duket që arsenali i UFO-ve është 1000 herë më i avancuar se arsenali ynë”.
Në muajin prill, incidenti Tic Tac ishte një nga 3 videot e publikuara nga Pentagoni që tregonte “fenomene ajrore të pashpjegueshme” të xhiruara nga Marina.
Të paktën 6 pilotë panë një objekt misterioz që fluturonte mbi Paqësor, pranë Meksikës, në 14 nëntor 2004. Mënyra se si lëvizte çoi në spekulime se ishte UFO dhe që nga ajo kohë është konsideruar si prova kryesore për ata që besojnë te jashtëtokësorët.
Edhe Christopher Mellon, ish-Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes gjatë administratave të Bill Clinton dhe George W. Bush, tha për CNN se ka shumë mundësi që “dikush na ka gjetur neve përpara se t’i gjenim ne ata”.