Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se ka objektiv që në vitet e ardhshme, të ketë oficerë policie në çdo shkollë.
Në një konferencë për mediat, Kushi u shpreh se ky projekt po ecën mjaft mirë sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Kushi bëri të ditur se pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave.
“Theksoj se kemi 70 oficerë sigurie shtesë gjatë vitit 2022, në total 2020. E kemi filluar këtë proces në vitin 2019 dhe kemi parë që rezultatet e punës së tyre në instucionet tona arsimore kanë qenë të larta. Tanimë, nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat9-vjeçare, ku ka një numër të madh nxënësish. Objektivi ynë është që në të gjitha shkollat, në vitet që vijnë, të kemi oficerë sigurie. Është një projekt që po ecën mirë, sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit tanë, brenda shkollës, por edhe në perimetrin e shkollës. Shpeshherë, këta oficerë sigurie edhe kanë parandaluar, në bashkëpunim edhe me psikologun, me mësuesin ndihmës apo me stafin e shkollës, kanë arritur të parandalojnë problematike që mund të kishin qenë të mëdha”, theksoi ajo.