Oerd Bylykbashi në SPAK për një kallëzim

Për rreth 2 orë ishte mëngjesin e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.

Me dokumentacion me vete, deputeti tha pas daljes nga organi i akuzës, se dha sqarime pas një kallëzimi të bërë nga ana e grupit parlamentar të PD-së, lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Kemi bërë një konferencë, është një çështje, një aferë e pastër korruptive. Është kontraktuar për 19 milion euro, një kompani e lidhur drejtpërdrejt me Inceneratorët, e ka bërë për vetëm 6 milion e gjysmë euro. Në raport është më keq se rasti i Llogarasë. Sot isha në këtë cilësi”, deklaroi Bylykbashi.

I pyetur se a është thirrur ndonjëherë për çështjen e “21 janarit”, pasi Bylykbashi ka qenë shef kabineti në vitin 2011, ai u përgjigj shkurtimisht:

Jo, nuk kam asnjë ftesë të tillë, për më tepër që nuk kam qenë në Shqipëri! Megjithatë, nuk është kjo çështja…

Të Fundit